Avokati Florim Shefqeti ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës(KiE) dhe për sfidat që e presin e deri të anëtarësimi i plotë në KiE.

Më tutje, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE është një arritje e madhe në aspektin juridik.

“Në aspektin juridik e vlerësojmë si një arritje mjaft të madhe, duke pasur parasysh faktin se qytetarët e Kosovës kanë qenë të privuar për të paraqitur kërkesën para kësaj Gjykate[ Strasburgut për të drejta e njeriut]”, ka thënë Shefqeti në Emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Sipas tij, kërkesa dhe procedurat janë të bazuara në Konventën Evropiane për të Drejta e Njeriut.

“Ne këtë hap e vlerësojmë jashtëzakonisht të rëndësishme në aspektin e avancimit të sistemit gjyqësor edhe profesionalizimit të sistemit gjyqësor, prokurorial, por edhe atij administrativ”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka përfunduar duke thënë se Kosova në sistemimin e drejtësisë i ka disa të meta, “në aspektin e penal, në pjesën civile, në pjesën e procedues administrative, por edhe në pjesë e procedures parimore”.