Avokati Qelaj dëgjon kundërshtimet e banorëve të Leposaviqit për bazën e Policisë

Kundërshtimet e banorëve serbë të disa fshatrave të Leposaviqit për shpronësimin e tokës ku po ndërtohet baza kufitare e Policisë së Kosovës i ka dëgjuar nga afër avokati i popullit, Naim Qelaj. Banorët pretendojnë se nuk ka pasur konstultime paraprake lidhur me ndërtimin e bazës policore e po ashtu thonë se u janë shpronësuar disa prona private pa u pyetur

Foto ilustruese

Më 16 janar, u shpall pronë e paluajtshme me interes të veçantë publik, ndërsa në hyrje të saj po qëndrojnë njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Përballë tyre për disa ditë është protestuar nga banorët e fshatrave Dren dhe Leshak të Leposaviqit, që po e kundërshtojnë ndërtimin e bazës që do të shërbejë për Policinë kufitare.

Pretendimet e tyre janë se i’u janë shpronësuar pronat private pa leje të tyre, e po ashtu ankohen se nuk janë konsultuar paraprakisht për bazën policore. Për shkak të protestave puna është ndërprerë.

Pak kilometra tutje në objektin e komunës, hallet e tyre ka ardhur t’i dëgjojë avokati i popullit.

“Institucioni i avokatit te popullit ka pranuar 3 ankesa, dhe ka vendos me hapë hetim”, ka thënë Naim Qelaj, avokat i popullit.

Ankesat janë të shumta, që adresohen fillimisht nga kryetari i dorëhequr, pjesëtar i Listës Serbe, e më pas avokati që përfaqëson banorët.

“Problem nuk është vetëm shpronësimi, këtu kemi problemi të sigurisë. Rreziqet e sigurisë egzistojnë edhe sot. Qeveria e ka kryer shpronësimin në një komunë që nuk është funksionale. Kjo është tentim i marrjes së pronës”, ka thënë Zoran Todiq, ish kryetar i Leposaviqit.

Ndërsa, avokati i autorizuar, Nebojsha Vilajiq, ka deklaruar se ligji i shpronësimit është shkelur në mënyrë të rëndë dhe është injoruar.

“Në Ligjin për shpronësim neni 3, janë renditur keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit. Qeveria ka marr toka ka përfunduar punët dhe pastaj ka sjellë vendimet. Janë të fshehta punët sepse aty nuk thuhet se çka do të ndërtohet”, ka thënë ai.

Jo vetëm për punën e shpronësimit pati ankesa. Qytetari Dragosh Miçeviq pretendon se njësitë speciale të Policisë së Kosovës ia kanë rrahur djalin të martën pasdite.

“Para dy netëve e kanë rrahur djalin tim dhe djalin e fqinjit tim. E drejta e Policisë është të kërkoj dokumente e jo ta nxjerrë dikë nga vetura me dhunë. Në një rast tjetër ma kanë rrahun djalin dhe ia kanë hequr rrobat. Nëse ju nuk ndaloni atë çka po ndodhë atëherë asnjë e mirë nuk do të ndodhë, ky nuk është vetëm qëndrimi im”, është shprehur ai.

Të gjitha këto ankesa i dëgjoi dhe i komentoi Avokati i Popullit.

“Për çështjen e sigurisë dhe për ushtrimin e forcës nga Policia ajo që unë është se deklaroj se çdo tejkalim i përdorimit të forcës dhe ketrajtim apo abuzim për mua është shkelje e të drejtave të njeriut. Për mua si avokat i popullit është me rëndësi që çdo vendim qeveritar të jetë bazuar në disa proncipe. Transparenca që ju po deklaroni se mungon, ligjshmëria dhe zbatimi i procedurave ligjore. Diskutimi publik si transparencë dhe interesi i përgjithshëm”, ka thënë tutje Qelaj.

Edhe për pretendimet për rrahjen e dy të rinjve Qelaj tha se kanë filluar hetimet, ndërsa gjatë ditës, edhe Policia ka lëshuar një njoftim për këtë rast, duke potencuar se pas verifikimit të raportimeve, ka rezultuar se një rast i tillë, nuk është raportuar në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës menjëherë pas publikimit të këtyre informacioneve, me datë 08.03.2023 ka ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme konform autorizimeve ligjore, me qëllim të verifikimit dhe trajtimit të informacionit dhe deklarimeve të publikuara, të cilat kanë rezultuar se nuk ka ndonjë rast të raportuar apo evidentuar në institucionet kompetente.

Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit deklarimet dhe publikimet në fjalë, Policia i ka adresuar në Inspektoratin Policor.

Pas ankesavetë banorëve më 15 shkurt përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kanë mbajtur dëgjim publik.

Shefi i departamentit për shpronësime në Qeverinë e Kosovës, Afrim Murati gjatë diskutimit kishte deklaruar se do t’i përcjellë vërejtjet e tyre dhe se do të njoftohen për hapat e mëtejshëm.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika