Avokati: Sanduloviqi po dërgohet në burg, jeta e tij është në rrezik (VIDEO)

Sanduloviq

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë të ditur se klienti i tij, pasi u torturua, është duke u dërguar në burgun qendror në Beograd, nga emergjenca ku po merrte trajtim si pasojë e rrahjeve nga shërbimi sekret serb.

Avokati u shpreh se jeta e Sanduloviqit është në rrezik.

Kjo është video e përcjelljes së Nikolla Sanduloviqit nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikollës është në rrezik. Po e largojnë se Nikolla vuri lule mbi varret e shqiptarëve! Është një akuzë zyrtare dhe formale ndaj tij.

Akuza zyrtare, sipas avokatit, është se Sanduloviq “përhap urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule mbi varret e shqiptarëve dhe duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e bëra”.

Sipas avokatit, ai është rrahur nga BIA vetëm sepse kishte vendosur lule në varrezat e Jasharëve në Prekaz.

“Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të keqe, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për të njëjtën arsye: Sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.

Avokati e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për torturimin e Sanduloviqit.

Sipas tij, Serbia e tanishme është e njëjtë me atë të kohës së Millosheviqit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika