Avokati serb bën homazhe në Prekaz te varri i Blerina Jasharit

Çedomir Stojkoviq, avokat serb ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" më saktësisht tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokat serb ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” më saktësisht tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz.

Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.

Stojkoviq tha për Radio Dukagjinin  se nuk ia ka drojën pasojave shtetërore për këtë vizitë.

Për më tepër, thotë se pret të shohë se a do të reagojë Serbia ndaj tij, njësoj si ndaj Sanduloviqit.

Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga shërbimi sekret serb.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika