Avokati serb pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton

Në fjalimin e tij para mediave, avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se Prekazi përcjell mesazhin që "Liria gjithmonë fiton"

Avokati i politikanit serb, Nikolla Snaduloviq, Çedomir Stojkoviq, sot ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit në Prekaz.

Stojkoviq ka bërë nderimet dhe ka kërkuar falje duke thënë se nuk frikësohet nga arrestimi sikur që i ndodhi Sanduloviqit.

Në fjalimin e tij para mediave, Stojkoviq është shprehur se mesazhi i Prekazit është se “liria gjithmonë fiton”.

“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, ka thënë Stojkoviq.

Ai ka përmendur rastin e Gjermanisë dhe Polonisë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe e ka bërë krahasim me situatën mes Serbisë e Kosovës.

“25 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, ishte viti 1970 dhe gjermanët për shkak të padrejtësisë ndaj polakëve, kishin humbur një pjesë te territorit të tyre. Ata shkuan në Varshavë e bën nderime te varret e viktimave të padrejtësive të tyre. Sot miliona polakë e gjermanë në bashkëpunim të ngushtë në çdo fushë të mundshme, së bashku formojnë shtyllën kurrizore të Evropës së lirë. Fëmijët e martesave të tyre të përziera shijojnë përfitimet e kësaj paqe të krijuar, përkundër historisë së rëndë. 25 vjet pas luftës në Kosovë, si lufta e fundit në Ballkan, vendi im arreston dhe rrah njerëzit që vënë lule në varret e fëmijëve shqiptarë të vrarë dhe duan pajtim mes kombeve. Kjo është një shenjë që s’guxojmë të injorojmë, është paralajmërim i qartë se e keqja nuk është mposhtur dhe se po pret momentin që të zgjohet sërish. Kjo e keqe tash po punon që ta vrasë shpresën se është e mundur e ardhmja e jonë e përbashkët kualitative”, ka thënë tutje Stojkoviq.

Stojkoviq ka shtuar se tentimet e Serbisë gjithmonë do të dështojnë.

Ai ka theskuar se ka ardhur të shprehë dhembjen për civilët e vrarë, por edhet të dërgojë mesazh të qartë se “ne që po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për njerëzit tanë, nuk kemi frikë! Nuk jemi frikësuar dje, nuk frikësohemi sot dhe nuk do të frikësohemi nesër, e as nuk do të ndalojë askush që të ecim drejt rrugës së pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Stojkoviq ka potencuar se Serbia tash ka rastin ta arrestojë atë siç e kishte arrestuar politikanin serb Sanduloviq.

“Nëse shteti im arrestoi dhe rrahu Nikola Sanduloviqin për shkak se vuri lule në këtë vend i vetëdijshëm dhe me vlerësimin e tij, tash shteti im ka mundësinë të më arrestoj mua po ashtu dhe t’i tregojë botës se ka një rregull të ri, sipas së cilit nëse vendosni lule të pajtimit në varre të kombësive tjera, është e ndëshkueshme me burgim. Nëse nuk ndodh, atëherë duhet t’i shpjegojnë botës pse lulet e mia janë ndryshe nga ato të Nikolas, apo lulet e gjithë tjerëve, dhe pse jam përjashtim që nuk arrestohem”, tha Stojkoviq. “Pavarësisht nëse i arrestuar apo jo, unë prapë do të jem njeri i lirë, siç janë shumë, pasi liria nuk vjen nga një gjykim, e as burgu nuk vjen nga hekurat e qelisë. Liria vjen nga zemra e njeriut”.

“Nga gjitha mesazhet, kjo është më e rëndësishmja: liria gjithmonë do të fitojë!”, ka vijuar Stojkoviq.

Ndryshe, Stojkoviq ka lënë një letër mbi varrin e Blerina Jasharit.

Lexo dhe: (FOTO) “Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”, letra që avokati serb la mbi varrin e Blerina Jasharit

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, thuhet në letër.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika