Avokati serb për dhunën e përdorur gjatë protestave në Serbi: Policia serbe nuk është më forcë legjitime, por formacion okupues
Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiq po përdor Policinë e Serbisë, duke i bërë që të vendosin maska. Këtë çështje e sheh tejet shqetësuese e për çka ka ngrit edhe alarm avokati Çedomir Stojkoviq. Sipas Kushtetutës dhe Ligjit të cilit i referohet avokati, policia nuk guxon të marrë urdhra nga presidenti, me këtë rast nënvizohet se […]
Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiq po përdor Policinë e Serbisë, duke i bërë që të vendosin maska. Këtë çështje e sheh tejet shqetësuese e për çka ka ngrit edhe alarm avokati Çedomir Stojkoviq.
Sipas Kushtetutës dhe Ligjit të cilit i referohet avokati, policia nuk guxon të marrë urdhra nga presidenti, me këtë rast nënvizohet se Policia po kryen tradhti.
“Të mbash maskë ose të fshehësh numrin zyrtar do të thotë që kanë hequr përgjegjësinë për veprimet e tyre”, thotë Stojkoviq një një video të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”.
“Policia e Serbisë nuk është më një forcë legjitime. Ajo tashmë është një formacion i armatosur jashtë Kushtetutës dhe Ligjit, që ushtron agresion ndaj qytetarëve të Serbisë. Policia është ajo që ka kryer sulm ndaj rendit kushtetues.Dhe këtë ta kuptojnë si paralajmërimin e fundit, jo nga unë, por nga populli. Policia nuk është më forcë legjitime, sepse: e para, ata kanë zgjedhur të marrin urdhra nga presidenti i Serbisë, por ai funksionar, sipas Kushtetutës dhe Ligjit, nuk guxon të ndërhyjë në punën e policisë. Sipas Kushtetutës dhe Ligjit, policia nuk guxon të marrë urdhra nga presidenti i Serbisë. Policia po kryen tradhti të lartë dhe po shemb rendin kushtetues, si kur merr urdhra nga presidenti i Serbisë, ashtu edhe kur i merr nga presidenti i Ugandës. Sipas Kushtetutës, kjo është e njëjtë”, ka thënë ai.
Por cka do të thotë të heqësh emrat dhe nurmat zyrtarë të shërbimit?
“E dyta. Ata mbajnë maska (fantomka). Kanë hequr emrat dhe numrat zyrtarë të shërbimit, dhe për këtë arsye janë jashtë ligjit dhe janë bërë kriminelë. Çdo polic individual që ka vepruar kështu, ka braktisur zbatimin e Ligjit për Policinë. Të mbash maskë ose të fshehësh numrin zyrtar do të thotë që kanë hequr përgjegjësinë për veprimet e tyre. Një maskë në kokë do të thotë se kur polici e tejkalon autorizimin zyrtar, nuk do të mbajë përgjegjësi ligjore, sepse si do të vërtetohet cili ishte polici që i theu shtyllën kurrizore një studenti, nëse ishte me maskë dhe pa emër e pa numër në uniformë? Si do të vërtetohet cili ishte polici që i theu nofullën një gruaje duke e tejkaluar autorizimin, nëse ishte me maskë, siç veprojnë grabitësit e bankave? Ai që e bën këtë është jashtë ligjit. Polici me maskë është kriminel, forcë pushtuese, agresor”, ka thënë ai duke vazhduar më tej se “Nëse policët do të lejoheshin të mbanin maska kur përballen me qytetarët, atëherë edhe nëpunësit në sportel, mjekët apo ministrat do të mund ta bënin njëjtë. Imagjinoni të shkoni para gjykatësit, dhe ai me maskë në kokë të gjykojë. A do të ishte ky gjykim apo forcë pushtuese? Një organizatë terroriste që duhet dëbuar”.
Stojkoviq e thotë qartë se “Terroristët mbajnë maska. Edhe njësitë speciale kundër terrorizmit lejohen t’i mbajnë, sepse përballen me terrorizëm. Por në përballje me qytetarët, askush që punon për shtetin nuk guxon të mbajë maskë, sepse kur ta shoh fytyrën, do të thotë që ke përgjegjësi. Kanë vendosur maska për t’u fshehur nga ligji. Me këtë veprim ata kanë pushuar së qeni policë dhe janë bërë të barabartë me kriminelët dhe terroristët. Dhe më e rëndësishmja, të tretën, me ato maska kanë dalë në rrugë dhe kanë filluar të rrahin qytetarët”.
Situata me të cilën po përballen protestuesit e dhuna që po përdor aparati shtetor me derektivat kryekputë nga Vuçiq, Stojkoviq e krahason me njësitetet e Hitlerit.
“Kanë filluar t’u thyejnë eshtrat qytetarëve me maska në fytyrë. Ashtu siç vepronin njësitë e Hitlerit. Siç vepronin forcat pushtuese austriake. Ashtu siç vepronin dajitë osmane. Me ndryshimin se as ata pushtues nuk mbanin maska. Nuk e fshihnin fytyrën. Një forcë që në shekullin XXI, me maska, rreh qytetarët, quhet terrorist në çdo shtet, jo polici. Madje as talibanët nuk mbajnë maska kur rrahin popullin në qytetet dhe fshatrat e Afganistanit. Ata kanë kryer sulm ndaj rendit kushtetues. Dhe çdo polic që rreh qytetarët, veçanërisht me maskë, duhet të përfundojë në burg. Duhet të përfundojë në burg! Sepse ata janë kriminelë, jo qytetarë të Serbisë”, shpjegon avokati serb.
Më tej ai tha se “Çdo uniformë është pronë e qytetarëve të Serbisë. Çdo shkop gome, çdo helmetë, çdo gjë që hanë dhe pijnë ata policë që kanë zgjedhur të jenë kriminelë, ne e paguajmë. Çdo vakt i fëmijës së tyre është i yni. Ne e fitojmë me punë. Dhe ata në këmbim po i thyejnë eshtrat fëmijëve tanë. Gënjejnë se po zbatojnë ligjin. Pretendojnë se qytetarët nuk guxojnë të bllokojnë rrugët e tyre. Në të njëjtën kohë, për gjashtë muaj rresht, 24 orë në ditë, është bllokuar Parku i Pionierëve dhe gjithë sheshi përpara Kuvendit Kombëtar. Era e tymit nuk i pengon, për ta ajo është e ligjshme. Do të thotë që ata kanë zgjedhur, ata terroristë me maska, të shërbejnë vetëm disa qytetarëve – asaj pakice të mjerë dhe të mjerueshme në Parkun e Pionierëve. Edhe pse të gjithë e dimë që ata nuk janë qytetarë, por të paguar dhe banditë. Dhe kanë zgjedhur të na rrahin neve të tjerëve. Dhe në mënyrë vullnetariste, ata vendosin, ata zgjedhin nëse kemi të drejtë të jemi në rrugët tona, në kryqëzimet tona. Kush kujtojnë se janë? Ju, terroristë me maska? Kush ju ka dhënë të drejtën të silleni kështu? Kush ju jep të drejtën të silleni kështu? Ne jemi zotët tuaj. Ne, qytetarët e Serbisë”.
Në adresimin disa minutësh të tij, përvec Hitelrit ai merr shembujtë e një regjimi të Millosheviqit, prapa të cilit thotë të jetë fshehur vet Vuçiqi si një frikacakë.
“A e dini ju fare se cilin popull po e rrahni? A e dini ju se këtu kanë kaluar forca shumë më të mëdha sesa jeni ju? Kujtoni se do të trembemi nga ndonjë Vuçiq frikacak? Edhe Hitleri ka qenë këtu, e nuk është më. Edhe Potçarek ka qenë, por as ai nuk është më. Edhe artileri, edhe tanke, edhe bomba ajrore – sot nuk ka mbetur askush prej tyre. Ka qenë edhe Millosheviqi. E ju jeni fshehur pas një Vuçiqi të mjerë. Një frikacak i mjerë që ikën nga zgjedhjet.Ikën që të mos përballet me zemërimin e popullit. Këtë po e mbroni ju. Por populli do t’ju marrë me vërshim dhe stuhi, bashkë me të. Dhe ju ka mbetur shumë pak kohë që të vini në vete. Që t’ju vijë mend në prapanicën që ne e paguajmë. Në ato koka të forta nën helmetat tuaja”, shprehet ai.
Një qetësi në Serbi nuk e sheh në horizont, pa cka shtron tjetër pyetje, se a mendon Vuçiq se qytetarët janë naivë?
“A mendoni vërtet se ne jemi naivë? Që nuk e dimë cilët kriminelë ju japin juve urdhra? Që nuk e dimë cilët komisarë partiakë vijnë e e kthejnë vendin tuaj të shenjtë të shërbimit në një bordello? A mendoni se populli që ka mbajtur koncerte nën bomba do të frikësohet nga shkopinjtë tuaj të gomës? Mendoni se ky terrorizëm shtetëror në të cilin merrni pjesë do të zgjasë? Që populli nuk do të kapet pas diçkaje shumë më serioze? Sa kohë mendoni se ka mbetur deri atëherë? Pyesni gjyshërit sa kohë ju desh atyre. Serbia nuk mund të qetësohet më. Këtë futeni në kokë. Në gjithë Serbinë kam parë, kam dëshmuar, popullin të gatshëm të marrë në dorë shkopinj. Disa edhe gjëra shumë më serioze. E vetmja gjë që sot po mban peng një përplasje serioze janë studentët.Dhe ju po i rrahni ata. Sepse në paqe, bashkë me fqinjët e tyre, po bllokojnë rrugën. Rrugën e tyre, në qytetin e tyre. Duke kërkuar zgjedhje që populli të vendosë se kush do ta udhëheqë. Dhe ju po i rrahni ata. Çfarë mendoni? Sa gjatë do të shikojnë prindërit e tyre, baballarët dhe nënat, se si i rrihni fëmijët e tyre? Apo të ju flas për qytetin tim të lindjes, Valjevo? Për Çaçakun? Për dhjetëra qytete të tjera ku njerëzit janë të gatshëm të vijnë në Beograd për një orë, me bagazh të mbushur plot e përplot”, thotë mes tjerash.
Por mbi të gjitha këto, Stojkoviq është më se i bindur se Vuçiq ka rënë.
Mijëra e mijëra njerëz. Ata nuk janë fëmijë. Janë njerëz të gatshëm të vdesin për të mbrojtur fëmijët. Nga ju. Dhe çdo ditë janë më shumë. Dhe çdo ditë më të vendosur. Sepse kjo është ajo që ju doni. Ju ka mbetur shumë, shumë pak kohë për të ardhur në vete. Vuçiqi ka rënë.
Tani është vetëm çështje kohe se kush tjetër do të bjerë me të. Dhe nëse në atë të nesërme që po vjen do të ketë diçka edhe më serioze. Ju nuk keni më legjitimitet. Ju nuk jeni forcë legjitime. Ju policë që rrahni qytetarët. Ju e keni humbur këtë status në çastin që vendosët maskat. Dhe zgjodhët që në vend që t’i shërbeni qytetarëve dhe popullit, t’i shërbeni regjimit. Dhe mbrëmë, mbrëmë ia thyet kockën e Fakultetit Juridik kolegut tim, i cili ndoshta një ditë do të bëhet gjyqtar, ose prokuror, ose avokat – ai që do t’ju ndjekë penalisht deri në hënë, për t’jua pirë ligjërisht gjakun. Nuk do të arratiseni askund. Ju nuk keni miliona e miliona euro si pushtuesit e SNS-së, që të blini vila në bregdet të bukur dhe të strehoheni atje kur të bjerë regjimi. Ju keni vetëm rrogën e vogël që ua japim ne. Çfarë do të bëni nëse ne jua ndërpresim? Dhe do t’jua ndërpresim, patjetër, secilit që ka ngritur shkopin kundër qytetarëve. Dhe pastaj ju do të përfundoni në burg. Dhe mendoni me kë do të jeni aty. Koha po mbaron, Serbia nuk qetësohet më.















