Avokati serb: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në një intervistë për Debat Plus, ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se, sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij Serbia.

Sipas tij, është në interes të Serbisë që ta njohë dhe ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj ndërkombëtare.

Ai theksoi se pavarësia e Kosovës është tashmë një fakt i kryer.

“Jo vetëm që e pranoj pavarësinë e Kosovës, konsideroj që është në interes të Serbisë ta prnaojë pavarësinë e Kosovës, e vetmja rrugë me të cilën është Serbia të shkojë është ta ndihmojë fqinjin Kosovën që të bëhet anëtar e të gjitha organizatave ndërkombëtare, interesi natyror është që fqinji i tij të jetë i mirë… mendoj jo vetëm që e njoh pavarësinë e Kosovës, kjo është kryer që moti. Vendi im duhet ta ndihmoj Kosovën jo vetëm ta arrijë nivelin e plotë të pavarësisë, por ta ndihmojë dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika