Avokati Shefqeti për vendimin e Gjykatës lidhur me dënimin ndaj ministres Hajdari: Nuk është vlerësuar në mënyrë të duhur

Arsyetimi i vendimit lidhur me gjobën 200 euro ka përcaktuar disa rrethana që gjykata i ka konsideruar si rrethana lehtësuese thotë avokati Florim Shefqeti

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar ministren Rozeta Hajdarin me 200 euro gjobë për rastin e aksidentit ku e kishte goditur një vajzë të mitur me veturë.

Lidhur me këtë, avokati Florim Shefqeti, konsideron se nuk është vlerësuar në mënyrë të duhur.

“Arsyetimi i vendimit lidhur me gjobën 200 euro ka përcaktuar disa rrethana që gjykata i ka konsideruar si rrethana lehtësuese, aty janë përmendur edhe rrethanat renduese por asnjë prej tyre rrethanave që gjykata i ka përmendur, nuk i ka arsyetuar secilën veç e veç. Konstatimi i Gjykatës për sjelljen korrekte të të pandehurës ne vlerësojmë se nuk do të duhej të merrej si rrethanë lehtësuese. Rrethanë lehtësuese e ka vlerësuar edhe kërkim faljen dhe sjellja korrekte në gjykatë është detyrim përndryshe gjykata përjashton nga seanca”, ka thënë Shefqeti në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Madje, avokati konsideron se ndërrimi i deklaratës brenda për brenda gjykatës nuk mund të vlerësohet korrekte e as si provë të cilës gjykata mund t’i falë besimin për shkak mungesës së kredibilitetit të kësaj prove “sepse kemi deklarime pro dhe kundra të një fakti vendimtar”.

“Konsiderojmë se nuk është vlerësuar në mënyrë të duhur e po ashtu edhe konstatimi i gjykatës për kushte të dobëta ekonomike për të pandehurën, konsiderojmë se në aspektin e jetës ekonomike se kjo do të duhej të ishte rrethanë lehtësuese për faktin se supozojmë s enuk është punëtor që mund të realizojë pagë 500 euro”, shtoi ai.

Aksidenti kishte ndodhur me 10 prill të vitit të kaluar.

E njëjta është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 200 eurosh.

“Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehurës R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”- thuhet në njoftimin që e ka bërë Gjykata e Prishtinës.

Hajdari është obliguar që ta paguajë dënimin në afat prej 15 ditësh, si dhe shpenzimet e tjera procedurale.

Kundër këtij aktgjykim të cilin e ka nxjerrë gjyqtari për kundërvajtje, Shaqir Mazreku, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika