Avokati Stojkoviq: Serbia në të kaluarën ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Bosnjë e Kroaci

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, sot ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Ai, në Debat Plus, tha se ndjen mllef e dhimbje për krimet të cilat i ka kryer Serbia në Kosovë.

Ai tha se në Prekaz bëri homazhe dhe ndjeu mllef për jetët e pafajshme që u humbën.

Avokati theksoi se Serbia ka bërë krime të tmerrshme në ish-Jugosllavi, duke përmendur Kosovën, Bosnjën e Kroacinë.

“Regjimi ka bërë krime të tmerrshme ndaj të gjithë popujve të ish-Jugosllavisë, ka kryer krime në Kroaci, Kosovë, Bosnjë. Por edhe në Serbi, serbët që donin ndryshime janë vrarë”, tha ai.

“Që një kohë të gjatë ndjej një mllef të madh për shkak të krimeve që janë kryer në territorin e ish-Jugosllavisë. Ky mllef është mbi të gjitha sepse nëse unë kuptoj, nëse nuk e shikojmë të vërtetën në sy, gjeneratat pas nesh, fëmija im e i juaj, do ta shikojnë njëri-tjetrin me urrejtje. Fëmijë të tillë nuk kanë të ardhme, vetëm ata që e shohin njëri-tjetrin, me respekt kanë të ardhme”

Ai tha se ndjen të njëjtën dhimbje për fëmijët e vrarë në Kosovë dhe për ata në Serbi pa marrë parasysh si kanë ndodhur.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika