Avokatja Alagendra ka kërkuar largimin e Jakup Krasniqit nga seanca për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore
Ish-zëdhënësi i Ushtria Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Jakup Krasniqi, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo ka qenë arsyeja pse në seancën e sotme avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, ka bërë kërkesë që të largohet nga seanca. Avokatja Alagendra ka thënë se nëse Krasniqi vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të […]
Ish-zëdhënësi i Ushtria Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Jakup Krasniqi, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo ka qenë arsyeja pse në seancën e sotme avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, ka bërë kërkesë që të largohet nga seanca.
Avokatja Alagendra ka thënë se nëse Krasniqi vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të largohet nga seanca.
“Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin. Mund të qëndroj edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj. Por nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, ka thënë avokatja e Jakup Krasniqit.
Ndërsa gjykimi në Hagë është duke vazhduar me dëshminë e dëshmitares së parë. Këto seanca vazhdojnë të jenë të mbyllur për publikun.















