Avokatja e Krasniqit: Ai nuk kishte pushtet të kontrollonte ushtarët
Në vazhdimin e fjalës hyrëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra, tha se prokuroria e ka keqinterpretuar rolin e Krasniqit në UÇK dhe gjithë organizimin e kësaj ushtrie. “Ai nuk ka qenë në një marrëdhënie hierarkike me autorët fizikë të krimeve. Ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë ushtar”, […]
Në vazhdimin e fjalës hyrëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, avokatja Venkateswari Alagendra, tha se prokuroria e ka keqinterpretuar rolin e Krasniqit në UÇK dhe gjithë organizimin e kësaj ushtrie.
“Ai nuk ka qenë në një marrëdhënie hierarkike me autorët fizikë të krimeve. Ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë ushtar”, tha Alagendra.
Sipas saj, prokuroria ka dështuar ta bëjë lidhjen e krimeve të pretenduara me vendndodhjen fizike të Krasniqit nëpër periudha të ndryshme kohore gjatë vitit 1999.
Alagendra deklaroi se “prokuroria duket sikur është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së”.
“Provat do të tregojnë se organizimi i UÇK-së ishte i ndryshëm në vende të ndryshme dhe kohë të ndryshme”, tha ajo dhe shtoi se UÇK-ja asnjëherë nuk ka pasur një hierarki vertikale të komandës, raporton REL.
Avokatja e Krasniqit ndër të tjera ka thënë se ai ka pasur rol të zëdhënësit të UÇK-së dhe se nuk ishte përgjegjës për funksionet në çështjet operacionale ushtarake.
Ndër të tjera ajo ka thënë aktakuza e prokurorisë se Krasniqi ishte komandant me kontroll efektiv bie poshtë.
“Krasniqi nuk kishte kompetenca apo përgjegjësi që kërkon t’i ngarkojë prokuroria. Është gabim insistimi i Prokurorisë se Jakup Krasniqi ishte përgjegjës për krimet nga të cilat gjeografikisht ishte i largët”.















