Azemi: 60% e punëtorëve teknikë dhe sigurimi fizik i UP-së do ta lënë punën, për shkak të pagës së ulët

Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar se rreth 60% e punëtorëve teknikë dhe sigurimi fizik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të lënë punën, për shkak të pagës së ulët.

Këtë e ka bërë të ditur, kryesindikalisti Jusuf Azemi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas një kërkese publike, thuhet se punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik që shërbejnë në UP janë të pakënaqur me deklarimet e sekretarit të UP-së që nuk kanë mjete për rritje page.

“Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik që shërbejnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” janë shumë keq me pagat e tyre, deri më tani rreth 275 euro neto. Gjatë takimit me ta, por edhe në protestën e datës 22.12.2023 para Rektoratit të UP-së, këta kërkojnë pagë 405euro. Gjatë takimit me sekretarin e UP-së deklarohen se nuk kanë mundësi të rritjes së pagës më se 15% të kësaj shume, ata fajin e hedhin për mungesën e mjeteve”, thuhet në kërkesën e punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik në UP.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika