Dy banorët e Big Brother Vip Kosova, janë gjiruar duke ia mbajtur dorën njëri tjetrit teksa ishin në gjumë.

Azemi e Alba, prej ditësh kanë nisur një afrimitet me njëri-tjetrin.

Banorët e tjerë , të cilët po diskutonin para gjumit, ishin ata që vunë re kapjen e duarve të dyshes.

Së fundmi, ata janë ulur në një cep të veçantë të shtëpisë, larg banorëve të tjerë, duke folur për shumë gjëra.

Ndryshe, Banori i Big Brother Vip Kosova, Lumbardhi, ka shfaqur një xhelozi lidhur me banorën Albën, të cilën duket se i njëjti po e pëlqen.

I shtrirë në divan, teksa po diskutonte me Shqipen, Santianën dhe Ilirjanën, Lumbardhi ka thënë se “është e re dhe nuk i kupton senet”.

Teksa Santiana thotë se Alba “po e do distancën me ty por me të tjerët jo”, Lumbardhi të njëjtën e pranon duke ia kthyer me “bravo”.

“Unë ia kam dhënë distancën e saj… ajo vetë thotë se e shofim se cfarë ndodh jashtë. Me desht unë edhe këtu mundem me qenë me të, ama unë po dua t’ia japë lirinë, po dua t’ia respektoj familjen e saj, por ajo duhet t’i kuptoj disa sene që duhet të ketë një lloj respekti”.

“Me mua paska distancë, a me të tjerët jo”, tha ai.