Azemi e Rukiqi takojnë një furnizues amerikan të gazit: Ndërtimi i termocentralit me gaz është prioriteti ynë kryesor

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së njëherit kandidatë për deputetë, Visar Azemi dhe Berat Rukiqi kanë bërë të ditur se kanë takuar një furnizues amerikan të gazit natyror nga Teksasi.

Azemi e Rukiqi ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë me prodhuesit amerikanë të gazit natyror, duke shtuar se duhet të bëhet ndërtimi i termocentralit me gaz në Kosovë.

Ata kanë falënderuar Richard Grenell emisiar special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për organizimin e këtij takim.

“Ne u takuam sot me një furnizues amerikan të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë. Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor, jo vetëm për sigurinë energjetike, por për qëllime kombëtare dhe strategjike. Dua të falënderoj gjithashtu @richardgrenell që na lidh me këta partnerë të energjisë. Le ta bëjmë Kosovën të madhe”, ka shkruar Azemi në “X”.

Kujtojmë se pjesë e programit të LDK-së është ndërtimin i Termocentralit me Gaz në Ferizaj.

Si do të ndërtohet centrali me gaz? Abdixhiku shpjegon planin e LDK-së

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika