Azemi: Edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, synojmë unifikimin e partisë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka deklaruar se në listën e LDK-së mund të ketë vend edhe për Vjosa Osmanin, duke theksuar se partia po synon rikthimin dhe bashkimin e të gjithë anëtarëve të saj.

Aika theksuar se LDK synon të unifikojë radhët e saj dhe të forcojë strukturën e brendshme të partisë.

“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK-ja synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet, pasi që ka pasur një proces i cili ka qenë i dëmtuar në proceset e mëparshme dhe po kështu po synojmë që ta unifikojmë partinë ashtu siç ka qenë LDK-ja gjithherë”, tha ai në konferencë për media.

Osmani kishte paralajmëruar më herët rikthimin në “aktivitetin politik”, duke shprehur ambicien për një mandat tjetër si presidente.

Megjithatë, ajo nuk arriti të sigurojë mbështetjen e Vetëvendosjes dhe mbeti jashtë këtij posti.

Azemi mohon se LDK ka kërkuar ministri në takimin Kurti–Abdixhiku

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika