“Jeta një punëtori për çdo ditë humbë vlerën e vetë sepse kapitali është duke rritur vlerën e vetë”, ka theksuar Jusuf Azemi nga Sindikata e punëtorëve.

Azemi fillimisht ka shprehur ngushëllime për familjaret e 28 vjeçarit i cili e ka humbur jetën të hënën e 22 gushtit në Prishtinë dukë rënë nga lartësia, në tokë pasi i ndjeri ishte punëtor i ndërtimtarisë.

Azemi, ka thënë se “ institucionet janë vetëm duke në thënë iu shprehim ngushëllime, por  realisht nuk janë duke bërë asgjë”.

Tutje ai ka bashkë ndjerë trishtimin e familjes së të ndjerit ku ka thënë se” merreni me mend se çfarë trishtimi është kur familja e Arbenit e  ka përcjell për në vendin punës, dhe ai për një kafshët bukë t’i kthehet i vdekur është diçka shumë e rëndë”.

“Jetë e punëtorëve janë aq të lira”, sipas tij sa që nuk ka as një kontroll nga qeveria e Kosovës ndaj kompanive ku punojnë këta punëtorë.

“Fajtori kryesor është shteti dhe pse këso ngjarjesh ndodhin ku do në botë”.

Sipas tij, fatkeqësisht kemi një rekord të humbjeve të  jetës  nga punëtoret  në vendin e punës.