Azemi: Keqpërdorimet në NPB gjatë viteve të fundit kanë qenë skandaloze

Egzon Azemi, nga radhët e LVV-së në Prishtinë ka thënë se shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha është një lajm mjaft i mirë. Sipas tij, kjo kompani gjatë viteve të fundit ka pasur skandale të njëpasnjëshme

Egzon Azemi, nga LVV

“Një projekt që fitohet nga një kompani e themeluar një ditë para se të hapet tenderi, tregon se gjithçka është paraprakisht e inskenuar dhe e përgatitur”, kështu ka deklaruar Egzon Azemi, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje(VV) në Prishtinë, duke thënë se shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha është një lajm mjaft i mirë.

Azemi ka thënë se kjo kompani tinëzisht pa ndonjë njoftim paraprak, duke mos pasur diskutim me qytetarët, kuvendin komunal dhe Kuvendin e Kosovës kanë dashur ta japin një pronë komunale për një kompani fiktive ndërtimore.

Ai në emisionin “Five”  ka thënë se ka katër vjet që partia e VV-së në Prishtinë nuk udhëheq asnjë ndërmarrje publike në Komunën e Prishtinës pas daljes së ish-kryetarit të kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Egzon Azemi, nga radhët e LVV-së në Prishtinë

Azemi ndër të tjera ka thënë se gjatë mandatit të parë, kjo ndërmarrje ka qenë buzë falimentimit, ndërsa gjatë qeverisjes së VV në vitet 2013-2017 ka arritur të rimëkëmbet.

“Ndërsa tash e 4 vjet kjo kompani ka pasur skandale të njëpasnjëshme”, ka thënë Azemi.

Qeverisja e LDK-së në Prishtinë

Ai për qeverisjen e kryetarit të tanishëm të Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po duket një përpjeke e mirë në lirimin e  hapësirave publike ndërsa për raporti buxhetor në tre mujorin e fundit ka thënë se ka pasur rënie të të hyrave.

Ai ka thënë se e keqja e vazhdueshme rreth kësaj qeverisjeje është mosinteresimi i ekzekutivit rreth ndërmarrjeve publike.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika