Azemi: Kur ka dialoguar LDK, s’është diskutuar statusi i Kishës Ortodokse

Visar Azemi nga LDK

Visar Azemi nga LDK-ja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se gjatë kohës kur ka dialoguar LDK-ja nuk është diskutuar statuti i Kishës Ortodokse.

Azemi është shprehur se marrëveshja e 2015-tës e ka pasur një nen aty ku e ka dërgu atë marrëveshje në Gjykatë Kushtetuese për interpretim dhe për të dhënë spjegim për interpletimin dhe zbatimin e saj.

“Atë kohë angazhimi i aleatëve tanë ka qenë maksimal me u ul dhe me e gjet një zgjidhje, që në atë kohë insistimi i SHBA-ve ka qenë njohja reciproke. Ky ka qenë emëruesi i përbashkët në dialogun që ishte duke u zhvilluar atëherë”, ka thënë Azemi.

“Historikisht e dimë që sa here je ul për me dialogu për një marrëveshje dhe nuk e ke arritur atë, herën tjetër kur ke bisedu për të njëjtën gjë kanë dalë gjëra tjerë shtesë, siç i ka dalë statusi i Kishës Ortodokse”, ka thënë tutje Azemi.

“Pastaj kryeministri në vend që të jap zgjidhje, në vend që të harrojë një draft-statut të Asociacionit, këta janë marrë me tregu se qysh Grenelli i adminsitratës Biden ka qenë i mirë dhe nuk ia ka dashtë të mirën”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika