Azemi: Kurti është kryeministër i imi, kurrë nuk kam për të kërkuar shkarkimin e tij

Jusuf Azemi ka thënë se nuk është kërkuar askush nga sektori privat për të biseduar mbi pakon e përballjes së inflacionit. Ai ka treguar se punëtorët në sektorin privat paguhen vetëm nga 170 euro në muaj dhe krahas kësaj, ka kërkuar vetëm bashkëpunim me Kryeministrin Kurti ose të paktën, vetëm 30 për qind të realizimit të premtimeve përgjatë fushatave

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi





Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se një herë të vetme nuk është ftuar një përfaqësues nga sektori privat për t’u diskutuar lidhur me ndihmën në kuadër të pakos për përballjen e inflacionit.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Azemi ka thënë se 50 eurot e ofruara nga pakoja për përballimin e rritjes së inflacionit, pako të cilën e prezantoi krahas Ministrit të Financave, Murati, ishte vetëm një stimulim.

“E bënë një stimulium 50 euro për kompanitë, kam pasur dëshirë që të keni bërë gabim teknik dhe për tre herë radhazi kemi thënë kryeminsitrit po na duhen 100 euro edhe së paku ato 50 euro që keni premtuar. Nuk kemi dialog social, Albin Kurti është kryeministër i imi, dhe jemi prezent kur them se kurrë nuk kam për t’a kërkuar shkarkimin e tij dhe nëse ju e kërkoni, ne kemi me mbajt se nesër ndoshta vepron pozitivisht. Ne na duhet një ministër që punon pak më gjatë në disa çështje që i kemi në rend”, ka deklaruar Azemi.


Ai ka thënë se nuk është kërkuar askush nga sektori privat për të biseduar mbi pakon e përballjes së inflacionit gjersa ka thënë se punëtorët ne sektorin privat paguhen vetëm nga 170 euro në muaj.

“Kur ne kërkojmë që një pjesë e trustit të paguhet jeni shumë dorështrënguar. Ju lutemi, ne nuk i kemi pagat 2-3 mijë euro po nga 170 euro dhe po na kritikoni se duan të rrëzojmë Kurtin. Jo. Ne duam të bashkëpunojmë me të dhe të realizoni të paktën 30 për qind të atyre ç’ka keni premtuar përgjatë fushatës”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ndonëse ishte premtuar të vendosej në opinion publik, Ligji i Pagave nuk ka për të filluar implementimin e tij deri në vitin 2024 dhe sipas Azemit, një gjë të tillë e dinë të gjithë.





Shija e redaktorit

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e...

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi. https://www.dukagjini.com/nderron-jete-ne-fushe-futbollisti-17-vjecar-erion-kajtazi/ Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në...

FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Serbisë, por jo edhe ndaj...

FIFA ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë. Kështu ka bërë të ditur shtëpia botërore e futbollit, të hënën e pesë dhjetorit,...

Të fundit nga rubrika