Azemi për Rizvanollin: Është njeriu më jokompetent në Qeverinë Kurti për t’u marrë me sektor të energjisë

Visar Azemi nga LDK

Visar Azemi nga LDK-ja ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk di të menaxhojë sektorin e energjisë.

“Ministrja Artane nuk ka asnjë lloj informacioni bash për kurgjo hiq në sektorin e energjisë edhe haber s’ka qysh me menaxhu këtë sektor”, ka thënë Azemi.

“Është njeriu më jokompetent në Qeverinë Kurti për t’u marrë me sektor të energjisë”, ka thënë tutje Azemi.

Sipas tij, është mirë që ministres Rizvanolli t’i tregoj dikush që din se si duhet të menaxhohet ky sektor.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është deklaruar të hënën pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për dënimin e dy kompanive publike, KEK-ut me 3.2 milionë euro dhe KOSTT-in me 439 mijë euro.

Rizvanolli thekson se nuk ka pranuar informacione zyrtare për gjobat që ZRrE-ja i ka vendosur KEK-ut dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Në seancën e së premtes, ZRRE-ja ka gjobitur KEK-un në vlerë prej 3.2 milionë eurosh dhe me 439 mijë euro KOSTT-in. Por, rregullatori për energji ende nuk ka treguar arsyen e këtyre gjobave.

Edhe kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, nuk ka dhënë detaje lidhur me gjobat ndaj këtyre dy kompanive publike. Ai ka thënë se gjatë ditës do ta publikojnë raportin për vendimet e marra ndaj KEK-ut dhe KOSTT.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika