Azemi: Premtimet nga Qeveria për punëtorët e sektorit privat nuk janë realizuar

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se gjithçka çka është thënë nga Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti është gënjeshtër pasi sipas tij premtimet nga ana e tyre për punëtorët e sektorit privat nuk janë realizuar

Jusuf Azemi

“I them drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës dhe Parlamentit, se gjithçka çka është thënë deri më sot është gënjeshtër, pasi të gjitha premtimet për punëtoret e sektorit privat nuk janë realizuar”.

Kështu, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili është shprehur tejet i pakënaqur ndaj mundësive të ofruara për punëtorët privat nga Qeveria e Kosovës.

Këtë akuzë ai e ka arsyetuar duke thënë se është me vend dhe e arsyeshme sepse edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës para zgjedhjes u kanë premtuar kushte më të mira, që do të mundohen për ta, dhe nuk po bëjnë asgjë, e të njëjtën gjë sipas tij e ka bërë edhe Qeveria.

“Në vitin 20220 Kryeministri ka premtuar që paga minimale duhet të jetë  350 euro pasi me këto paga nuk mund të jetohet por qe nga ardhja në pushtet nuk ka bërë asnjë punën më të vogël në favor të punëtorëve  të sektorit privat”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, nuk është e mjaftueshme ajo çfarë ka bërë Qeveria dhe Kuvendi sa i përket pagës minimale dhe shqyrtimit të projektligjit në lexim të parë.

Azemi në intervistë për RTV Dukagjinin në emisionin FIVE, ka deklaruar se pothuajse asgjë nuk është ofruar për punëtorët e sektorit privat, dhe se edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës që paga minimale të jetë 264 euro nga ana e tyre është e papranueshme.

“Nëse nisemi nga vendimet dhe supozimet që Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti ka ofruar për punëtorët e sektorit privat, pothuajse nuk është bërë asgjë dhe vetë vendimi i Qeverisë që paga minimale të jetë 264 euro e cila për neve është e papranueshme, domethënë edhe vetë këtë nuk po mund ta aprovojë”, ka deklaruar Azemi.

Sipas kreut të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Qeveria e Kosovës është  duke bërë skandalin më të madh ndaj punëtorëve të sektorit privat, pasi vetëm ata punëtor që kryejnë shërbime për Qeverinë, punëtor teknik dhe sigurimit fizik janë të sanksionuar me pagën 130-170 euro përderisa ata që nuk paguajnë nga buxheti i Kosovës, nga ana e tij kanë pagë mjaftë solide.

“Në nivel të Kosovës vetë Qeveria për derisa i ka thirrur pronarët e kompanive që tu rrisin pagat punëtorëve dhe mosthirrjen në pagën minimale një farë forme skandalin më të madh që është duke e bërë ndaj punëtorëve të sektorit privat është nga vetë Qeveria, pasi vetëm ata punëtor që kryejnë shërbime për Qeverinë, punëtor teknik dhe sigurimit fizik janë të sanksionuar me pagën 130-170 euro, përderisa ata që nuk paguajnë nga buxheti i Kosovës kanë pagë mjaftë solide”, ka deklaruar ai.

Azemi është shprehur se është e vetmja Qeveria e Kosovës që është duke i dënuar këta punëtor që kanë kontratë të cilësuar nga ai, “publiko-private” për kryerjen e punës në shërbim të Qeverisë e Kosovës.

Ndërsa, ka shtuar se aty ku nuk ka rezultate na duhet ndihma e shtetit, dhe sipas tij ndihma e shtetit as nuk është duke u bërë dhe as nuk i kanë sinjalet që të merret më këtë problematik.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika