Azemi: Problemi i Asociacionit është problem ndërkombëtar

Visar Azemi nga LDK ka thënë se problemi i Asociacionit është problem dhe obligim ndërkombëtar. Sipas tij, në atë kohë faktori ndërkombëtar kishte propozuar dy mundësi dhe u bë zgjedhja e duhur

Visar Azemi nga LDK

I ftuar në “Debat Plus” Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se problemi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është problem ndërkombëtar.

“Në marrëveshjen e vjetër të viti 2015, të nënshkruara nga presidenti serb, Vuçiq, i cili ka pranuar për t’a nënshkruar një marrëveshje ku e obligon draftin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe me shku në Gjykatë Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, ka thënë Azemi në minutën e 36-të të debatit.

Njëherit, ai përgjatë zhvillimit të debatit ka thënë se, “Krejt jeni tu u kthy qatje, sepse ai ka qenë vendimi më i mirë, më i menqur, e më i matur, të cilin këta sot as nuk po e pranojnë për t’a nënshkruar dhe problemi i Asociacionit është problem dhe obligim ndërkombëtar”.

“Paramendoni se çfarë ka ndodhur, Ahtisari me ekip të vet ka ardhur të bëjё vlerësim të gjendjes, kosovarët për fatin tonë të keq pas luftës nuk janë vendosur në veri, jemi ç’koordinuar tjetërkah dhe nuk na ka interesuar ajo pjesë dhe kemi lejuar që ajo pjesë të jetë pjesë një fokus i mbledhjes, grumbullimit të një pjese pakicë serbe”, ka thënë tutje Azemi.

Nuk ka pasur asnjë interesim për atë pjesë [duke aluduar për veriun].

“Para shpalljes së pavarësisë, Ahtisari në planin e saj e parasheh formimin e Asociacionit”.

Ndër tjera, Azemi ka thënë se në atë kohë kanë pasur dy mundësi rreth ‘Planit të Ahtisarit’, dhe se kanë bërë zgjidhjen e duhur në raport me nënshkrimin e Asociacionit.

“E para me i thanë Ahtisarit, nuk po e pranojmë planin tënd sepse s’po dojmë me i dhanë ato të drejta”, vijoi Azemi.

Sipas tij, “plani i Ahtisarit ka qenë për me shpëtu ndarjen e Kosovës në atë kohë, pasi që ka qenë vetëm ajo rruge”.

Visar Azemi, vazhdoi tutje duke thënë se në atë pjesë të Kosovës u bë grumbullimi i të gjitha pakicave serbe, dhe se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur asnjë ndikim të sovranitetit dhe atje e ke pas thuajse të gatuar vetëm ndarjen.

“Ndarja e Kosovës nuk do kishte qenë fitim për bashkësinë ndërkombëtare, dhe konsensusi i vetëm ka qenë dhënie e Asociacionit”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, sipas tij Kosova është vetëm duke humbur kohë dhe Asociacioni duhet bërë, si tashmë, si pas 10 viteve.

“Sot në këtë rrugën e re, kjo qeveri është duke pranu përtej Asociacionit”, vijoi Azemi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika