Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf AzemiJusfu Azemi, i ka thirrur në takim të jashtëzakonshëm për ditën e hënë, kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve të sektorit privat.

Sipas tij aty do të diskutohet për fillimin e protestave dhe grevave për rritje të pagave.

“Njoftojmë Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve të sektorit privat se të hënën në zyrat e sindikatës duke filluar nga ora 14 do të mbahet takim i jashtëzakonshëm me këto shoqata ,lidhur me marrjen e vendimit për fillimin e protestave dhe grevave ,për rritjen e pagave.

1.Shoqata e punëtorëve të UP Hasan Prishtina,

2.Shoqata e punëtorëve në komunën e Prishtinës.

3.Shoqata e Qmf në Prishtinë.

4.Shoqata e qendrës studentore në Prishtinë”, tha ai.