Azemi: Turp atyre që lirojnë kriminelët serbë e na dënojnë neve për reagim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e dënoi atë dhe zëdhënësin e Qeverisë, Arlind Manxhuka, me nga një vit e gjashtë muaj burgim për veprën “nxitje e përçarjes”.

Përmes një reagimi në Facebook, Azemi ka thënë se vendimi është i padrejtë dhe pa prova, duke akuzuar sistemin e drejtësisë për standarde të dyfishta.

Sipas tij, reagimet e tyre kanë ardhur si kundërpërgjigje ndaj lirimit të personave që, sipas tij, kanë kryer vepra të rënda penale.

“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali. Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë. Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim.  Krejt kjo nga ata që i nënshtrohen Serbisë. Pra në total 4 vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë. Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë! ”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, në të njëjtin rast, Gjykata ka dënuar edhe Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me nga gjashtë muaj burgim për veprën penale “kanosje”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika