Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për disa hapa drejt ndërtimit të besimit

Sipas një deklarate të përbashkët prej Armenisë dhe Azerbejxhanit, thuhet se Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas. Ky vendim ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit

Kryeministri armen Nikol Pashinian (djathtas) me presidentin e Azerbajxhanit në një takim në shkurt të vitit 2020.

Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas, sipas një deklarate të përbashkët prej dy shteteve, që ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit.

Në deklaratat prej zyrës së kryeministrit armen dhe administratës së presidentit të Azerbajxhanit, është thënë se të dyja palët e konsiderojnë lirimin e të burgosurve si gjest të përcjellë prej “vlerave humanitare dhe si manifestim i mirëbesimit”.

Emrat e ushtarëve të liruar nuk janë bërë ende publikë.

Në deklaratë është thënë se ekziston mundësi historike për të arritur paqen afatgjatë.

“Dy shtetet rikonfirmojmë qëllimin e tyre për t’i rregulluar marrëdhëniet dhe për të arritur një traktat të paqes, duke respektuar parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, është thënë në deklaratë.

Si një tjetër gjest i mirë, Armenia ka treguar mbështetje për synimin e Azerbajxhanit për të qenë nikoqir i samitit të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara për Klimën dhe të tërheqë mbrapsht kandidaturën e saj.

Dy shtetet shpresojnë se shtetet e tjera të Grupit të Vendeve të Evropës Lindore do ta mbështesin Azerbajxhanin në këtë pikë.

Azerbajxhani, në anën tjetër, ka ofruar mbështetjen për kandidaturën e Armenisë për anëtarësim në Byronë e Grupit të vendeve të Evropës Lindore.

Azerbajxhani dhe Armenia do t’i vazhdojnë diskutimet në zbatim të më shumë masave për ndërtim të besimt, është thënë në deklaratë, shkruan REL.

Ato i bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që t’i mbështesë përpjekjet e tyre, me arsyetimin se ato do të kontribuojnë në ndërtim të mirëbesimit mes dy vendeve dhe të kenë ndikim pozitiv në gjithë Kaukazin Jugor.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë marrë hapa preliminarë drejt një marrëveshjeje formale për paqe, prej kur Bakuja e ka rikthyer kontrollin mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut në shtator, që ka rezultuar me eksod të armenëve etnikë prej rajonit.

Shija e redaktorit

Realizohet fotografia familjare e samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit në samitin “Ukrainë-Europa Juglindore”, që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë realizuar “fotografinë familjare” Presidenti i Ukrainës,  Vlodymyr...

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vijë bashkë...

Në Tiranë ka nisur mbërritja e liderëve nga Evropa juglindore në samitin për Ukrainën, që po organizohet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi...

Cristiano Cardoso, braziliani i Drenicës

Po stërvit shumë larg nga shtëpia, por në Skenderaj ndihet sikur në shtëpi. Cristiano Cardozo është portieri brazilian i Drenica Futsal, të cilin krahas punës...

Të fundit nga rubrika