Babai dhe dy fëmijët humbin jetën pas shpërthimit të zjarrit në banesë në Malishevë

Foto ilustruese

Babai dhe dy fëmijët e tij kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një banesë në lagjen “Mirdita” të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka bërë të ditur se viktimat janë një burrë rreth 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe rasti është nën hetime.

“E dimë që është një incident zjarri në një banesë kolektive, dhe si pasojë kemi tre persona të vdekur, prindin, babain 35-vjeçar dhe fëmijët 9 dhe 12-vjeçar. Rasti ka ndodhur në një banesë kolektive në lagjen ‘Mirdita’ të Malishevës. Deri tash nuk e dimë ende (se nga kah ardhur zjarri) sepse jemi në fazën fillestare të hetimeve, ende jemi në vend të ngjarjes, nuk mund të konfirmojmë asgjë, përveç asaj që e thash deri tash. Vetëm e dimë se është incident zjarri, se çka e ka shkaktuar ende nuk e dimë. Policia është njoftuar rreth orës 12:55”, ka deklaruar Graishta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika