Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje në familje një burrë në Suharekë ka qëlluar me armë djain e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit ndërkaq i dyshuari është arrestuar, njofton Dukagjini.
“Suharekë 01.08.2026-19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuar mashkull kosovar, e ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar arma –pistoletë me pesë copë fishekë që dyshohet se është përdoruar në rast. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizreni, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.