Babai i Granit Xhakës flet nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së, janë të pastër si loti

Ragip Xhakja, babai i dy futbollistëve të mirënjohur, Granit e Taulant Xhaka

Ragip Xhaka, babai i dy futbollistëve të mirënjohur, Granit e Taulant Xhaka, është duke protestuar para Dhomave të Specializuara të Hagës, bashkë me qindra protestues të tjera.

Xhaka për Dukagjinin, ka thënë se është turp për Evropën, t’i akuzojë padrejtësisht Hashim Thaçin dhe të tjerët.

Ai ka thënë se UÇK-ja, nuk e ka bërë asnjë krim por vetëm e ka mbrojtur Kosovën nga makineria kriminale serbe.

Tutje ai u shpreh se ish-krerët e UÇK-së, janë të pafajshëm dhe se sipas tij kanë qenë dhe janë shtylla e Kosovës.

“Kjo çka i vishet kryetarit dhe tjerëve ushtarëve të UÇK-së, është makabër e madhe, Evropa nën sqetullat e veta do ta mbaj këtë marrë. UCK, është ushtri guerile më e njohur në Evropë, dhe sot një nga më të avancuarat. Jam i bindur se është e pastër, s’ka bërë asnjë krim, por i ka mbrojt trojet e veta, duke i njohur personalisht të gjithë ata që gjenden brenda, janë mbyllur në burgjet e Hagës, e di që janë të pastër sikur loti, kanë qenë dhe do të jenë shtylla e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ragip Xhaka, kryeson degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në shtetin e Zvicrës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika