Babai i Hansi Flick ndërron jetë para El Clasicos, trajneri vendos të jetë në stol për Barcelonën

Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka përjetuar një nga momentet më të vështira në jetën e tij personale, pasi babai i tij ka ndërruar jetë, vetëm disa orë para ndeshjes së madhe ndaj Real Madrid në La Liga.

Sipas raportimeve të mediae spanjolle, Flick ka vendosur të mos udhëtojë drejt Gjermanisë para sfidës, por të qëndrojë në krye të skuadrës për El Clasicon, duke i qëndruar pranë ekipit deri në fund të ndeshjes.

Klubi katalunas reagoi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllime për trajnerin gjerman dhe familjen e tij.

“FC Barcelona dhe e gjithë familja blaugrana i dërgon gjithë dashurinë Hansi Flick pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Ndajmë dhimbjen me ty dhe mendimet tona janë me ty dhe familjen tënde në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e klubit.

“Camp Nou” pret El Clasicon vendimtar, Barçes i mjafton barazimi për titullin ndaj Realit

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika