Babai i Marigona Osmanit: Vdekja – dënimi i merituar për rastet e dhunimit

Babai i Marigona Osmanit, Muhabi Osmani ka reaguar pas rastit të 11-vjeçares në Prishtinë, sipas tij, në Kosovë duhet të sillet një ligj i dënimit me vdekje për rastet e dhunimit

Muhabi Osmani - babai i të ndjerës, Marigona Osmani

“Duhet të sillet një ligj sikur në Amerikë, me vdekje, tani le ta provojnë ata tjerët, përndryshe kështu nuk shkon më”.

Këto janë fjalët e babait të Marigona Osmanit, e cila ishte dhunuar dhe torturuar fizikisht deri në vdekje, ndërsa, ka kaluar një vit që nga vrasja e saj, dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim nga gjykata për rastin.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë ka tronditur, po ashtu, edhe familjarët e Marigona Osmanit.

“Rasti i fundit si familje shumë na ka lënduar, dashtë Zoti që këso raste më të mos ndodhin, jemi shumë të lënduar për këtë rast”, është shprehur babai i Marigona Osmani, Muhabi Osmani.

Në RTV Dukagjini për emisionin “Radar” me Edita Dolin, ai ka thënë se para një muaji kanë pritur që të vazhdojë seanca, dhe po presin akoma, por nuk është lajmëruar asnjë deri më tani.

“Ne para një muaji kemi pritur për seancë, ka akoma po presim për seanca, të gjitha dëshmitë janë, do të presim, tashmë do të jenë edhe dëshmitarët, unë po ashtu do të jem dëshmitar”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa, Osmani ka treguar se me të dyshuarin e rastit Dardan Krivaqën ballafaqohet vetëm në seanca.

“Ballafaqohemi me të në seanca, ata kanë mbrojtjen e vet, avokatin e tyre, ne kemi avokatin tonë”, është shprehur ai.

Sipas tij, seanca e parë֝ ka qenë formale, seancat e radhës do të vazhdojnë me dëshmi.

“Seanca e parë ka qenë vetëm formale, seancat e radhës do të vazhdojnë me dëshmi, dëgjimet kamerat, provat”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa, ai ka treguar që seancat do të fillojnë brenda muajit.

Ndërkaq, ai kërkon dënimin e përjetshëm për dy të dyshuarit, dhe beson se gjykata do t’ua japë atyre dënimin maksimal.

“Brenda muajit do të fillojnë seancat, do të fillojmë me kërkesat tona. Unë si familjar kërkoj dënimin e përjetshëm për të dy, dhe kam bindje që gjykata jonë duhet të japë dënimet maksimum”, ka deklaruar Osmani.

Të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmani janë, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për të cilët ende nuk ka vendim të gjykatës, por më 14 korrik është mbajtur seanca fillestare.

Në seancën fillestare të mbajtur, Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm, lidhur me akuzat që e rëndojnë.

Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika