Babai raporton zhdukjen, e mitura deklaron se po jeton me dëshirë me një mashkull

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Landovicë në Prizren ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ai kishte pranuar një telefonatë nga një person i panjohur që e kishte informuar se vajza e tij ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe se me dëshirën e saj gjendet aty, njofton Dukagjini.

Tutje thuhet se nga hetuesit policorë është takuar viktima e rastit, është intervistuar dhe ka deklaruar se me dëshiron vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Ankuesin një person i panjohur e kishte telefonuar dhe njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe me dëshirën e saj gjendet aty. Nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull kosovar. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me prokurorin”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika