Një burrë ka raportuar në polici se e bija e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk kanë informacione për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, burri ka raportuar rastin në Gjakovë të hënën, njofton Dukagjini.
Sipas raportit policor, rasti po hetohet.
“Gjakovë / 06.04.2026 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin policor.