Babai ther dy vajzat në Prizren: 15-vjeçarja vdes, 10-vjeçarja në gjendje stabile

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Vajza 10-vjeçare e cila u plagos rëndë nga babai i saj mëngjesin e sotëm në Prizren, ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e saj është stabile.

Lajmin e ka bërë të ditur Naser Syla, shef i Emergjencës në QKUK, për Dukagjinin.

“Gjendja e saj tani është stabile, po trajtohet këtu tek ne. Po kryhen të gjitha ekzaminimet”, ka theksuar Syla.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ku një burrë turk dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare, ka plagosur gruan dhe vajzën tjetër 10-vjeçare, e cila u dërgua në QKUK në gjendje të rëndë.

Sipas mjekëve, gjendja e saj është stabilizuar.

I dyshuari, 43-vjeçar, është arrestuar nga policia dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi ka lënduar edhe veten.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika