Bad Bunny paditet me 40 milionë dollarë nga ish-e dashura

Carliz De La Cruz Hernandez e ka paditur Bunnyn me pretendimin se këngëtari e ka përdorur një incizim të saj në dy këngë, pa i marrë leje

Bad Bunny është paditur nga ish-e dashura e tij, e cila po ia kërkon 40 milionë dollarë dëmshpërblim.

Carliz De La Cruz Hernandez e ka paditur Bunnyn me pretendimin se këngëtari e ka përdorur një incizim të saj në dy këngë, pa i marrë leje.

Hernandez ka thënë se ajo e ka incizuar frazën “Bad Bunny baby” në telefonin e saj, në vitin 2015, para se ai të bëhej i famshëm, dhe para se ata të ndaheshin.

Kjo pjesë është përfshirë në këngën e reperit nga Puerto Rico “Pa Ti” të vitit 2017 dhe në këngën e vitit 2023 “Dos Mil 16”.

Bad Bunny ishte këngëtari më i transmetuar në “Spotify” në tri vitet e fundit.

Ai nuk ka folur ende për akuzat e ish-të dashurës, e cila e ka paraqitur padinë e saj në fillim të këtij muaji.

Sipas padisë, çifti janë lidhur në vitin 2011 dhe që të dy kanë punuar në një supermarket, derisa Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Martinez Ocasio, bënte po ashtu muzikë.

Hernandez i kishte regjistruar disa versione të saj duke thënë me zë “Bad Bunny baby” në një dhomë të qetë të një shtëpie të një shoqeje, dhe ia kishte dërguar ato Bunnyt.

Reperi i ka përdorur këto incizime në këngën e tij “Pa Ti” e cila ka më shumë se 355 milionë shikime në YouTube dhe 235 milionë transmetime në Spotify.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika