Bad News Eagles fiton ndeshjen e parë ndaj SAW në Finlandë, kundërshtari i radhës Astralis

Ekipi shqiptar Bad News Eagles e ka nisur me fitore ndeshjen e parë në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë, që u përballë me ekipin SAW dhe arriti ta mposhtë atë me rezultat 16-12

BNE





Ekipi shqiptar e ka nisur me fitore turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë, pas fitores ndaj ekipit portugez SAW.

Ndonëse nuk e nisën mirë në pjesën e parë, Bad News Eagles arritën që të rikthehen për të fituar ndeshjen e zhvilluar në formatin ‘Bo1’, me rezultat 16-12.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte kapiteni i ekipit shqiptar, Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 31 eliminime gjithsej.

Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me ekipin danez Astralis të cilët renditen në vendin e 11 –të në renditjen botërore.

Ndeshja do të zhvillohet të  enjten e 17 nëntorit duke filluar nga ora 13:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.

Kush do të jenë kundërshtarët e Bad News Eagles në turneun Elisa Masters Espoo 2022?





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika