Bad News Eagles (BNE) ka arritur te triumfojë në ndeshjen e parë ndaj ekipit të ATK me rezultat 2-0 me terrene apo mapa. Në ndeshjen e dytë BNE ka pësuar humbje nga ekipa daneze Çopenhagen Flames me rezultat të 2-1.

Pas kësaj humbje, Bad News Eagles u këndellën për të fituar dy ndeshjet e radhës me rezultat të njëjtë 2-1 ndaj Endpoint dhe skuadrës Heet për të arritur kualifikim tutje.

BNE ndeshjen e radhës në këtë turnir do ta luajë me 27 mars por që kundërshtari nuk dihet ende për skuadrën kosovare.

Fituesi i këtij turniri do ta rrëmbej një çmim prej 160,000 dollarë.

Bad News Eagles gjendet në pozitën e 22-të në ranglistën botërore.