Baerbock: Bota do ta mbajë përgjegjës Putinin gjatë G20-ës

“Nëse Putini mendon se pas dy vjetëve bota do të harrojë se kush është përgjegjës për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj globale, e ka shumë gabim”, tha Baerbock të martën para se të nisej për takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Brazil

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha të martën vonë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për luftë në Ukrainë dhe për pasojat globale që i ka shkaktuar ajo, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara – G20, këtë javë.

“Nëse Putini mendon se pas dy vjetëve bota do të harrojë se kush është përgjegjës për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj globale, e ka shumë gabim”, tha Baerbock të martën, para se të nisej për takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Brazil, raporton Rel.

“Ne nuk do të heqim dorë nga parimet themelore të Kombeve të Bashkuara dhe do ta mbështesim fuqishëm Ukrainën, sa të jetë e nevojshme dhe derisa populli i saj mund të jetojë në paqe dhe në liri përsëri”, shtoi ajo.

Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ukraina, lufta në Rripin e Gazës dhe kërcënimi i zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme pritet të luajnë rol të rëndësishëm gjatë takimit të G20-ës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të marrë pjesë në takim në Rio de Zhaniero.

“Me humanizmin dhe përkushtimin tonë ndaj ligjit ndërkombëtar, ne i luftojmë kundër pamëshirëshmërisë së aktorëve, siç është Qeveria ruse”, theksoi ajo.

E tërë bota do të përfitojë “nëse të gjithë ne u përmbahemi rregullave për të cilat jemi pajtuar së bashku”, tha ajo.

G20 u themelua me besimin se “zgjidhjet e përbashkëta janë të mundura nëse ne qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe i bashkojmë forcat”, nënvizoi Baerbock.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika