Baerbock: Serbia të reduktojë forcat në kufi, KFOR-i të tregojë angazhim më të madh

Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka shprehur shqetësimin e saj në një prononcim të dhënë në Tiranë më datë 6 tetor. Ajo ka theksuar se tensionet e fundit në mes të Serbisë dhe Kosovës po rrezikojnë Procesin e Berlinit dhe është e rëndësishme që tensionet në mes të vendeve të rajonit të zvogëlohen, ndërsa Procesi i Berlinit është vendimtar në këtë drejtim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani dhe ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock në Tiranë.

Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi sot më datë 6 tetor në Tiranë se tensionet e ditëve të fundit në mes të Serbisë dhe Kosovës po rrezikojnë edhe Procesin e Berlinit.

Baerbock i bëri këto deklarata në prononcimin për media në nisje të takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Ajo ka thënë se “duhet të ecim drejt BE-së më shpejt dhe për këtë arsye Procesi i Berlinit është vendimtar lidhur me ndërlidhjen në rajon, bashkëpunimin dhe marrëveshjet e tjera mbi lëvizshmërinë”.

Megjithatë, sipas kryediplomates gjermane, në themel qëndron siguria.

“Prandaj, ne nëvizojmë se tensionet e ditëve të fundit në mes të Serbisë dhe Kosovës po rrezikojnë edhe Procesin e Berlinit. Unë i bëj një thirrje të fortë, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por dhe të SHBA-së, Serbisë e cila duhet të reduktojë forcat që kemi parë së fundmi. Por, edhe NATO-ja nëpërmjet KFOR-it duhet të tregojë një angazhim më të madh në rajon”, ka përfunduar Baerbock.

Ndryshe, kryediplomatja gjermane po merr pjesë në punimet e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika