Baftiu u nervozua me Vavalis pas largimit nga loja, Munishi: Ia paska tepru tepër sepse është djal fantastik

Trajneri Ismet Munishi ka komentuar reagimin e mesfushorit të Dritës, Blend Baftiu, pasi u zëvendësua në minutën e 67-të në ndeshjen kundër Lirisë

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po vazhdon të diskutohet për futbollin vendor.

Trajneri Ismet Munishi ka thënë se Blend Baftiu është lojtar që mund ta zgjidh ndeshjen edhe në momentet e fundit dhe nuk duhet të largohet nga fusha.

Megjithatë, sipas tij në këtë rast ka gabuar me veprimin e tij.

”Blend Baftiu është djal fantastik. Nuk duhet të nxirret nga loja sepse është futbollist që mund ta kryejë ndeshjen në minutën e 90-të. Është shenjë e pakënaqësisë së tij, por nuk duhet të zgjidhen këto çështje kështu, duhet të flas me trajnerin. Këto diskutime zgjidhen brenda familjes. Ia paska tepru tepër sepse e kam pasur lojtar,” tha Munishi.

Blend Baftiu u zëvendësua në minutën e 67-të në ndeshjen ndaj Lirisë, teksa dukej se ishte i nervozuar me vendimin e trajnerit, Akis Vavalis.

‘Dueli Sportiv’ është emisioni sportiv më i shikuar në Kosovë, ku për çdo të diel ka diskutime dhe analiza të veçanta.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika