Bahrije Hyseni: Para nënshkrimit për shkarkimin e Abdixhikut, Osmani kërkoi të takohej me mua

Bahrije Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se është njëra nga nënshkrueset e kërkesës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së dhe ndryshimin e lidershipit të partisë.

Në një lidhje telefonike në Debat Plus, Hyseni tha se kjo është hera e dytë që është kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se vendimi i saj për ndryshim të liderit, sipas saj, ka qenë i marrë shumë kohë më parë.

Ajo bëri të ditur se para se të vendoste nënshkrimin, kishte pranuar një kërkesë për takim nga Vjosa Osmani përmes këshilltares së saj, Egnesa Vitia.

“Po kam pranuar një mesazh ndoshta para shtatë-tetë ditë, që ka kërkuar Vjosa Osmani ta pijë një kafe me mua. Para se ta nënshkruaja, por vendimi im ka qenë i kahershëm për ndërrimin e liderit të LDK-së. Këshilltarja e Vjosa Osmanit më ka shkruar, Egnesa Vitija”, ka deklaruar ajo

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika