Bahtiri: Bandat serbe rrahën një familje kosovare, ajo po trajtohet në spitalin e Mitrovicës

Një familje kosovare nga diaspora është rrahur dhe u është vjedhur vetura në Veri të Kosovës, njoftoi ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

“Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe duke ua marrë veturën”.

Kështu ka njoftuar ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

“Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë ai.

Bahtiri u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të kontribuojnë për qetësimin e situatës dhe të mos u bashkohen bandave kriminale.

“Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenojë sigurinë dhe integritetin territorial të saj. Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujdesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka njoftuar për situatën aktuale në Veri të Mitrovicës, ku edhe janë bllokuar rrugët me barrikada nga qytetarët serbë.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.

Mehmeti në një pronocnim të shkurtër për Portali Dukagjini, ka thënë se situata është e qetë.

Ai ka njoftuar se ka pasur gjuajtje me armë, por që nuk ka rezultuar me të lënduar apo të plagosur.

Sipas tij, deri më tani nuk është raportuar që zyrtarët policorë janë detyruar t’i përdorin armët.

“Disa rrugë janë të bllokuara, situata është e qetë. Është e vërtetë që ka gjuajtje me armë, por nuk ka të lënduar as të palgosur as policë e as qytetarë, ne nuk kemi informacion, deri më tani nuk ka të raportuar që policët janë detyruar të përdorin armën”, ka thënë Mehmeti.

Qeveria ka bërë të ditur se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe i lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika