Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka kritikuar partitë e tjera politike për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media, dhënë para vazhdimit të seancës konstituive, Bahtiri tha se situata aktuale është pasojë e mungesës së vullnetit politik nga ana e ish-opozitës.

“Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për të bërë Kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit.

Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromis që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitut dhe të dëshmuar”, ka thënë Bahtiri.