Bahtiri kërkon mendimin nga qytetarët nëse janë pro mbajtjes së një tubimi për hapjen e Urës së Ibrit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mendon që është koha për organizimin e një tubimi ku qytetarët e veriut dhe të jugut të Mitrovicës, njëzëri të kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit.

“Mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht, dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve,” shkruan ai.

Teksa kërkon mendim nga qytetarët që të përcaktohen nëse janë pro këtij tubimi, pra hapjes së Urës së Ibrit.

“Çdoherë bashkarisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës. Shperndajeni që ta shohin edhe të tjerët.”

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika