Bahtiri – Kurtit: Çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor i shtetit

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbledhur përkrahësit e tij në një tubim në fshatin e tij të lindjes, Gushavc, nga ku i kanë dërguar porosi kryeministrit Albin Kurti që të mos pranojë ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Me ftesë të ish-kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Bahtiri kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos lëshojë “pe” për formimin e Asociacionit.

Ai tha se çdo Asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor për vendin.

“Është brengë e gjithë qytetarëve tonë, e sidomos të kësaj ane, e cila ka ndikim… Çdo asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor i shtetit tonë sovran. Të drejtat që ne ua kemi dhënë pakicave nuk i ka dhënë në asnjë vend në botë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Nazmi Beka, përfaqësues i fshatit Gushavc, ka thënë se populli është kundër çdo subjekti politik që ka aspirata që ta formojë një Asociacion dhe ta bëjë një Bosnjëzim të Kosovës.

“Nuk jemi kundër vetëm kësaj qeveri, por çdo kryeministri, çdo subjekti politik që ka ëndrra dhe aspirata që ta formojë një Asociacion dhe ta bëjë një Bosnjëzim të Kosovës. Padyshim që ana jonë, fshatrat tonë, do të jenë stoikë të qëndrueshëm për të frymuar këto troje shqip. Gushavci, Suhodolli, Lagja e Boshnjakëve… Sa të këtë jetë në këtë tokë, do të jenë vetëm fshatrat shqiptarë dhe nuk di të lejojmë që të jenë diçka tjetër”, ka thënë ai.

Kurse, Bahtir Istrefi nga Sindikata e Kombinatit “Trepça”, ka theksuar se e porosit kryeministrin Kurti që të mos e pranojë formimin e Asociacionit, sepse, sipas tij, populli nuk do ta pranojë.

“Ne nuk i pranojmë këto Asociacione se nuk janë të mira për ne, por të dobishme për Serbinë. Ne duhet të ngulim këmbë dhe të mbrojmë këtë vend. Sepse më këtë Evropë deri te molla e kuqe na ka prurë Serbia, deri këtu me njerëzit tonë që kanë qenë të shitur. I bëj apel Kryeministrit që do të shkojë atje, të mos gabojë të hyjë në këto punë, sepse Asociacionet nuk i pranojmë”, u shpreh ai.

Tubimi mbahet vetëm një ditë para takimit të 27 shkurtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika