Bahtiri thotë se s’ka marrëveshje mes Kurtit dhe Limajt
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, nuk ka prodhuar ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit. Pak para nisjes së vazhdimit të seancës së 50-të të Kuvendit, Bahtiri u pyet nga një gazetar nëse kishte pasur ndonjë rezultat nga takimi. […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, nuk ka prodhuar ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.
Pak para nisjes së vazhdimit të seancës së 50-të të Kuvendit, Bahtiri u pyet nga një gazetar nëse kishte pasur ndonjë rezultat nga takimi.
“Çka po mendon ti, po a jo?”, i tha ai gazetarit.
“Jo”, u përgjigj gazetari.
“Saktë e ke”, ia ktheu Bahtiri, duke nënkuptuar se nga takimi nuk doli asnjë marrëveshje.















