Bahtiri viziton Zeqirin pas hyrjes në objektin komunal

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ai është shprehur se kjo dëshmon faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Pavarësisht tensioneve që po tentojnë të krijojnë strukturat paralele serbe në veri të vendit, kryetari i komunës së Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka hyrë në objektin komunal dhe prej sot e tutje do të vazhdojë të punojë fuqishëm për komunën, të cilën e udhëheq”, ka shkruar Bahtiri.

Ish-kryetari i Mitrovicës është shprehur se kjo dëshmon faktin se askush nuk mund ta ndalë vullnetin e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Isha i nderuar që të jem sot mysafir i parë në zyrën e kryetarit Zeqiri për t’ia uruar postin. Urime e shumë suksese kryetar!”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika