Janë ata që vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll këtë pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit.

Madje, masat e sigurisë janë ashpërsuar në hapësirën ku ka ndodhur shpërthimi para një jave.

Policia e Kosovës, nuk po lejon momentalisht të afrohemi tek vendi ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e Iber-Lepencit këtu në Varagë të Zubin Potokut, megjithatë aq sa kemi mundur të komunikojmë me disa punëtorë të kësaj ndërmarrje, është marrë vesh që Iber-Lepenci apo ‘bajpasi’ që ka pasur bëhej këtu është rregulluar  90% megjithatë kanë mbetur edhe pak disa intervenime të vogla”.

Nga një pjesë më larg vendit shihet se puna thuajse është në përfundim.

Edhe një sasi goxha e madhe e ujit tashmë është duke kaluar aty.

Megjithatë, e gjithë sasia e ujit ende nuk është duke kaluar përmes “bajpasit”, meqë një pjesë është duke rrjedhur ende nëpër kanal, por të paktën deri nesër pritet të ndalet e gjitha dhe të kaloj nga “bajpas”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha mbrëmë se “bajpasi” është funksionalizuar plotësisht, kurse javën tjetër, sipas tij, pritet të nisë sanimi përfundimtar.

Por, për më shumë detaje Durmishi nuk u lajmërua gjatë ditës në thirrjet e televizionit Dukagjini. Njëjtë ndodhi edhe me Kryeshefin e Ibër-Lepencit, Faruk Mujka.

Megjithatë, veriun e vizituan të shtunën dy ministra.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli qëndruan në veri të Mitrovicës.

Shkurtimisht për televizionin foli Sveçla, i cili tregoi pse ishte sot në veri.

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministër cila është arsyeja e vizitës?

-Sveçla: Me pi kafe

A mundesh shkurt me na tregu edhe për bypass-in në Varagë, ku janë punimet?

-Shko vizitojeni

-Kur pritet me u zvogëlu niveli i sigurisë?

Varet prej vlerësimeve.

Kurse Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se ende në disa zona, qytetarët janë duke u furnizuar me ujë përmes cisternave mobile.