Bajqinovci: Abdixhiku është kopje e dobët e Kurtit
Kopje të keqe të kryeministrit, Albin Kurti, e ka quajtur deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Bajqinovci me ironi ka thënë se LVV do ta “huazonte”, zëdhënësin e kësaj partie Arlind Manxhukën, te LDK, në mënyrë që, sipas tij, të jenë më kreativ. “Në vazhdën e publikimeve të videove, që kishte […]





Kopje të keqe të kryeministrit, Albin Kurti, e ka quajtur deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Bajqinovci me ironi ka thënë se LVV do ta “huazonte”, zëdhënësin e kësaj partie Arlind Manxhukën, te LDK, në mënyrë që, sipas tij, të jenë më kreativ.
“Në vazhdën e publikimeve të videove, që kishte reagime të mëdha. Ka pasur reagime të mëdha të opozitës. Problemi është që partia më e madhe opozitare e publikoi një video për çmimore, një kopje e keqe. E kanë edhe kryetarin kopje shumë të dobët të Albin Kurtit. Lumiri është kopje e dobët e Albin Kurtit. Po u themi, merreni Arlind Manxhukën, të jenë më shumë origjinal, se po janë shumë fallc”, ka thënë ai.
Tutje, Bajqinovci tha se dimri pritet të jetë i vështirë sa i përket çështjes së energjisë. Ai i ka kritikuar qeveritë e kaluara për keqmenaxhim të këtij sektori.




















