Bajqinovci: Hetimet për sulmin në Banjskë po zhvillohen intensivisht

Mefail Bajqinovci, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se hetimet për sulmin në Banjskë më 24 shtator po zhvillohen intensivisht dhe se Bashkësia Ndërkombëtare shumë shpejt do t'i kenë në duar të gjitha argumentet

Mefail Bajqinovci, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se hetimet për sulmin në Banjskë më 24 shtator po zhvillohen intensivisht.

Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se shumë shpejt do t’i kenë të gjitha argumentet në dorë edhe Bashkësia Ndërkombëtare.

Po ashtu ai ka theksuar se Bashkimi Evropian, përmes EULEX-it ka marrë pjesë në çdo detaj, që nga fillimi i hetimit e deri në përfundim.

“BE përmes EULEX çdo detaj prej fillimit të operacionit ka marrë pjesë në hetim, në marrjen e dëshmive e deri në përfundim kanë qenë prezent. Nuk është e lehtë të kryhen krejt hetimet menjëherë. Çdo argument që të jenë të besueshëm institucionet vendore e kanë pasur me vete EULEX-in dhe KFOR-in. Mendoj që është shumë kompleks dhe po hetohet intensivisht, mendoj që shumë shpejt do t’i kanë të gjitha argumentet në dorë edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Nuk besoj s epo vonohemi sepse vetë Rezoluta e Parlamentit Evropian, dënimi dhe sanksionimi tregon se ata e kanë parë me sytë e vet argumentin kryesor”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika