Bajqinovci: Kritikat ndaj Gjykatës nuk janë sulm, sulm është kur kërcënohet publikisht

Mefail Bajqinovci, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, në emisionin Five në RTV Dukagjini ka deklaruar se mund të kenë kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese, por vendimet e saj i zbatojnë.

“Ne mund të kemi kritika, por vendimet i zbatojmë”, ka thënë ai.

“Andaj, të thuhet që është sulmuar – nuk është sulmuar. Ne mendojmë se kemi të drejtë të kritikojmë dhe të themi se nuk pajtohemi me vendimet e caktuara, por të cilësohet si sulm, atëherë si do të cilësoheshin deklaratat e ndryshme të liderëve të ndryshëm në botë kur nuk pajtohen? Sulmi është krejtësisht diçka tjetër”, është shprehur ai.

“Kritikë dhe mospajtim për vendim kemi të drejtë, është demokraci, dhe në gjithë botën nuk pajtohen me vendime, por vendimi zbatohet. Pikërisht këtë e ka bërë gjithmonë Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Tutje, Bajqinovci ka theksuar se sulm është kur dikush del në publik e thotë “kam me të ngritë zag”, duke iu referuar një deklarate të Sami Lushtakut ditë më parë në drejtim të atyre që nuk e respektojnë shtetin dhe shkelin Kushtetutën.

“Sulm është kur dikush del në publik dhe thotë ‘kam me të ngritë zhag’, ajo është sulm,” ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika